“Do jepja jetën për të festuar bashkë”, do të mbushte sot 28 vjeç, Barbana Dini rrëqeth me fjalët për Ergin

Kanë kaluar gjashtë vjet që kur në nëntorin e vitit 2016, si pasojë e një aksidenti të rëndë dhe fatal trafiku nga në moshën 22 vjeçe nga jeta ishte ndarë ylli në ngritje i muzikës, Ergi Dini.

Barbana Dini, e cila është motra e artistit të ndjerë duket se nuk e harron në asnjë moment të jetës së saj e sidomos sot, që këngëtari duhet të festonte ditëlindjen e 28.

“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im Ergi!Sot do jepja gjithcka,edhe jeten time,te isha duke festuar per ty,por gjithcka ndjej dhe kam eshte nje dhimbje dhe mall qe me gerryen shpirtin cdo dite…edhe lumturia nuk eshte lumturi pa ty…Nga njera ane kane ndryshuar shume gjera ne jeten time,nga ana tjeter nuk ka ndryshuar asgje…mungon TI pika ime e dobet,qe me “detyroi” te behem e forte!”, shkruan këngëtarja

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini)

Kujtojmë se vetëm së fundmi Barbana Dini ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me biznismen me origjinë shkodra, Elio Parubin.

Pos Ergit, bashkë me të i vdekur në vend kishte mbetur edhe miku i tij, i cili edhe po drejtonte motoçikletën, Klejdi Halili, mosha e të cilit ishte 21 vjeç./albeu.com/