“Do i thoja ik moj …”, shoku i Luizit: Po e duron shumë Kiarën

Miqtë e Luizit nuk ndajnë të njëjtin mendim me të kur bëhet fjalë për Kiarën. Joni dhe Mario, miqtë që surprizuan Luizin brenda ‘Big Brother VIP’ kanë dyshime mbi dashurinë e Kiarës.

Teksa ishin të ftuar në ‘Ftesë në 5’, ata deklaruan se ka gjëra që nuk pëlqejnë te Kiara ndërsa Joni tregoi se nëse do ishte në vendin e Luizit, nuk do e duronte dot

Biseda:

Joni: Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën’

Mario: Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka. Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve.

Joni: Për Kiarën ndikon shtëpia.


Shtuar 6.03.2023 23:12