Do bëhem legene/ Cila nga vajzat e ‘BBV4’ e tha këtë deklaratë?

Dita e sotme ka nisur mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorët kanë biseduar me njëri-tjetrin për gjëra të ndryshme, apo edhe kanë bërë thashetheme.

Danja, Egli dhe Rozana teksa shijonin rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë folur për Aldon.

Rozana u shpreh se ajo i ka thënë ‘se është djalë i mirë, por që nuk i beson’.

Nga ana tjetër, Egli mendon se ai ka ndryshuar sjellje me të që kur ka ajo qëndron me Gjesti.

“Nëse më kanë thënë se je gocë e keqe me faktin se po shoqërohem me Gjestin, do të bëhem gocë legene. Nuk do të jem më e keqe, por legene në këtë shtëpi. Ky është roli që do të marr në këtë shtëpi, legenë”, tha Egli gjatë kësaj bisede.

Pjesë nga biseda:

Egli: Nuk mund të më përdorë mua për t’i rënë Gjestit

Rozana: Përdor, jo po të përdor, përdor çdo njeri. I kam thënë për mua je djalë i mirë por unë ty nuk të besoj. Kaq. E më ka thënë ‘do ta vërtetoj’. U bënë 20 e ca ditë dhe asgjë nuk më ka vërtetuar. E dje më tha ‘a të pëlqen çifti i Eglit?’. ‘Cili çift i thashë?’.

Egli: Tani po ta marrim ashtu si unë jam sjellë me ty dhe se si unë vazhdoj akoma loboj për ty, kur ti thua këtë gjë dhe më vjen e pyet ‘ça mendon për këtë gjënë që ka thënë ai’. Kjo është tendencioze

Rozana: Do të të fusë në një rrjedhë tjetër

Egli: Nëse më kanë thënë se je gocë e keqe me faktin se po shoqërohem me Gjestin, do të bëhem gocë legene. Nuk do të jem më e keqe, por legene në këtë shtëpi. Ky është roli që do të marr në këtë shtëpi, legene.

Rozana: Unë përjetësisht nuk i kam dashur njerëzit që flasin pak, më janë dukur jo të drejtpërdrejtë njerëzit vetëm blejnë.


Shtuar 18.01.2025 18:00

Tags: