Djali i Hueyda El Saied feston ditëlindjen, Thierry bën urimin prekës: Gëzuar biri im! (FOTO LAJM)

Pas ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied, më 23 nëntor të vitit që lam pas, bashkëshortin e saj e kemi parë shpesh herë të bëjë dedikime për të e madje ka marrë pjesë edhe në emisione shqiptare.

Bashkëshorti i të ndjerës, Hueyda El Saied Grosjean, ka vendosur që të mbajë të hapur profilin e saj në “Instagram”.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Me rastin e ditëlindjes së djalit të Hueydas, Gabriel, ai ka bërë një dedikim mjaft të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, shkruan Thierry në postimin ku shfaqen disa fotografi të Gabrielit me mamanë dhe me të.

Gjithashtu ai e ka uruar edhe nga adresa e tij ku e quan Gabirelin djalin e tij.


Kujtojmë se Hueyda u nda nga jeta pak javë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk foli asnjëherë.


Shtuar 11.01.2022 10:12