14 shkurti është një ditë e veçant për dy balerinët e njohur shqiptar Enada dhe Gerd Vaso. Sot i bashkon jo vetëm dashuria e madhe për njeri- tjetrin, por edhe ditëlindja e djalit, bekimit të tyre më të madh, Roan, i cili sot mbush plot 16 vjeç.
Lajmin e bukur të familjes Vaso e ka bërë publike vetë Enada, përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar një video të Roanit, mbi të cilën shkruan: “Roan +16”.
Të lidhura
None found

Enada dhe Gerdi janë një ndër çiftet më simpatike jo vetëm në jetën reale, por edhe në atë artistike të cilët në çdo skenë që shkelin, emocionet që i dhurojnë publikut janë shumë të forta dhe të pakrahasueshme./albeu.com
