“Dita më e bukur e jetës”, çfarë i bëri bashkë Bora Zemanin dhe Vin Velin (FOTO LAJM)

Bora Zemani dhe Vin Veli ishin kryefjala e mediave rozë në vitin 2017 me lajmet për ndarjen e tyre. Ndërkohë që u tha se dyshja ruante raport me njëri-tjetrin vetëm prej djalit të tyre Arbor, DJ dhe prezantuesja e njohur nuk janë parë kurrë më bashkë në publik. Pasi i dhanë fund lidhjes, as në rrjete sociale ata nuk janë shfaqur bashkë.

Pas 3 vitesh, ka qenë i vogli Arbor ai që i ka bërë për herë të parë “bashkë” në Instagram prindërit e tij. Në festën e tij të abetares, ai ka arritur të mbledhë mamin e babin për disa foto tepër të ëmbla, të cilat Bora i ka ndarë në rrjetin social.

Në një prej tyre, ajo pozon bashkë me Vinin duke puthur të dy Arborin në faqe. Moderatorja e “Për’puthen” i ka dedikuar edhe disa fjalë tepër të ndjera djalit të saj:

“Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tenden mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të pakten për gjysmën e festës që arrita të qetesohesha se ne fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi për ty Arbor! I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund! Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës që mi dhuron vetëm ti!” shkruan ylli i ekranit në postim.


Shtuar 20.05.2021 13:48