Dita e baballarëve, Ardit Gjebrea merr urimin special

Të shumtë ishin baballarët që morën urime të veçanta nga familjarët e tyre ditën e djeshme.

Një ndër ta ishte edhe artisti i njohur Ardit Gjebrea.

Edhe pse nuk ekspozohet shpesh në media, djali i Gjebreas vendosi që urimin t’a bëj përmes faqes së tij në “InstaStory”, duke publikuar një foto së bashku me të atin.

Në foto shihen të dy, atë e bir të buzëqehur, gjatë pushimeve verore në një skaf.

Sigurisht që Arditi u emocionua pas veprimit të djalit të tij dhe e ripostoj në faqen e tij duke e quajtur “Krenaria ime”./albeu.com/

 


Shtuar 20.03.2021 16:49