Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me biznesmenin Erolld Belegu: Ka qenë shpirtëror dhe frymëzuar nga “Ha, lutu, dashuro”

Nutricionistja Diola Dosti, gjatë një interviste në “Pushime on Top”, ka folur për historinë e saj të dashurisë me biznesmenin Erolld Belegu, si dhe për udhëtimet gjatë kësaj vere.

Ajo shprehet se e kishte planifikuar udhëtimin në Bali që në fillim të vitit, si një qëllim që do ta realizonte me shoqërinë, por rrugës i ndryshuan gjërat… Fatmirësisht, për mirë.

Vera për të  ka qenë “bombë fare”, sepse sa herë vjen vera, ajo bën pothuajse dy muaj pushime. Me vajzat, por edhe me me shoqërinë. Këtë vit i ndryshuan planet, sepse para i doli partneri.

Gjithashtu, nutricionistja ishte e ftuar për të ndarë me publikun disa këshilla vere, Diola foli edhe për udhëtimin e saj këtë vit, në Bali.

“Një nga udhëtimet më të bukura që kam bërë ka qenë udhëtimi në Bali, në Indonezi. Ka qenë një udhëtim që unë e kam planifikuar dhe është mbyllur që në janar. Ka qenë një udhëtim i planifikuar me shoqërinë time, por pastaj ndryshuan gjërat rrugës.

Ka qenë një udhëtim shpirtëror dhe frymëzuar nga “Ha, lutu, dashuro”, filmi me Julia Roberts, ai ka qenë qëllimi pse unë të bëj një pastrim shpirtëror dhe e kam bërë. Besoj që më ka dhënë një ndër ndjesitë më të pastra dhe më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë”.


Shtuar 25.07.2024 21:28