“Dhëndri”, pak ditë para dasmës, Rudina Dembacaj shijon Milanon me Mark Frrokun (FOTO LAJM)

Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në fillim të vitit, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku do bëjnë më në fund dasmë. Çifti ka zbuluar edhe datën, 1 tetor, teksa në rrjetet sociale u publikuan edhe ftesat. Ftesat velvet në ngjyrë jeshile, të postuara fillimisht nga të ftuarit në dasmë, janë të punuara me dorë, dhe mbajnë dy simbole. Shega, është fruti simbol i prosperitetit, bollëkut dhe i bukurisë njëkohësisht, dhe nga ana tjetër, mbahet edhe si fruti i besnikërisë bashkëshortore.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00. Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesën e dasmës së Rudinës dhe Markut.

Ndërkohë Rudina dhe Marku kanë udhëtuar këto ditë drejt Milanos ku si gjithmonë aktorja nuk nguron t’i shpreh dashurinë partnerit. Me shumë mundësi çifti ndodhet ne Milano për të mbyllur pergatitjet e fundit të dasmës./albeu.com/

 


Shtuar 24.09.2021 13:22