Deklarata e të motrës për Fifin bëri bujë, Graniti: Big Brother nuk e lejoi të sqarohej (VIDEO)

Graniti ishte banori që la shtëpinë e “Big Brother” të premten dhe siç e do tradita ishte i ftuar ditën e djeshme në “Fun Club” me Dojna Memën.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, një deklaratë e të motrës për Fifin bëri bujë.

Mes të tjerash në InstaStoryn e saj në Instagram shkruhej:

“Do dalin këto fjalë e ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo e sëmurë mendore, psikopate, manjake dhe një njeri shumë i ulët e i vogël. Forca Granit të do Kosova, të do Shqipëria.”

Pas shumë sulmeve, Genta Cana sqaroi se ato nuk ishin fjalët e saj por ka shpërndarë postimin e dikujt tjetër, për këtë u pyet edhe Graniti në Fun Club i cili u shpreh se e motra kishte ardhur në Tiranë pranë ambjenteve të “Top Channel”, por nuk është lejuar të sqarohet në ekran./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 08:57