Degradon me fjalor skandaloz debati mes gocave në studion televizive (VIDEO)

Edhe pse kanë pak ditë që janë njohur dhe kanë nisur garën mes tyre, duket se nuk kanë munguar sherret mes vajzave të “She’s On Top”.

Ka qenë Gledia ajo që u ka thënë Sindit edhe Ester se Erisa i ka sharë me fjalën “k*rvë”, deklaratë e cila solli dhe një ballafaqim mes emrave të sipërpërmendur.

Gledia pretendon se ka dëgjuar që kur Erisa ka parë Sindin dhe Esterin duke ardhur me makinën e tyre ka thënë: Ja këto k*rvat, erdhën me makinën e tyre.

Por këtë ajo e mohon, duke iu drejtuar Gledias: Ku e dëgjove? Ke dëshmitarë?

Pas kësaj përplasjeje Gledia ka shpërthyer në të qara.


Shtuar 16.06.2024 18:43