Deformoi pjesët e trupit me “photoshop”, reagon Elita Rudi (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Elita Rudi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo herë pas here i jep mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë pasur kuriozitet.

Mirëpo, dikush i ka thënë moderatores se nuk ka nevojë për photoshop. Ajo nuk ka nguruar t’i jap një përgjigje duke u bazuar edhe te foto e fundit.

“Nuk ndërhyj shumë në foto, edhe kur e shihni aty çrregullimin te dora i bjen që kom ndërhy në flokë tu tentu mi hek flokët e reja te pas lindjeve që janë bo si mini shishka e knaqa krejt sorry”, ka shkruar Elita.

Kujtojmë që ajo ka paralajmëruar që në shtator do të rikthehet në ekran pas një shkëputje të gjatë dhe kohës së dedikuar fëmijëve.