Një debat i ashpër ka lindur mes Monikës dhe Einxhel pas spektaklit të së martës që po diskutohet mbrëmjen e sotme.
Monika: Kjo ishte një debat kur u shkëput nga një prime i të martës dhe unë e kam thënë që Einxhel është si zyshat që krijojnë një opinion dhe nuk e ndryshon opinionin. Ndonjëherë edhe si gjyqtare. Këtu nuk e ndjej se mund të ofendohet sepse zyshat i duam, por kanë qëndrimet e tyre. Gjykatësit janë njerëzit më të respektuar për vendimet që marrin. Doja ta bindja që është për këtë gjë por nuk bindet se ka pikësynimin të më ngacmojë. Sa i përket sekretareve, isha një ditë me Arjolën dhe Bigun e ishte biseda për teatrin dhe ishte duke diskutuar një teatër “Natë pa hënë” e po thoja se Yllka Mujo luante sekretaren e partisë. Unë i thashë isha partia dhe këto ishin dy sekretaret e mia.
Einxhel: Janë gjithmonë këto situatat që manovrohen. Në momentin që i kam kërkuar falje, nuk ka dalë në asnjë fjalë që mund ta ofendoj dhe kur shikoj që dalin këto klipet them prap ti, prap ke folur me mua. Më tha do të kapesh me mua? I thashë jo, as nuk të kam nominuar. Epitetet nuk i kam qejf dhe këtu i kemi me shumicë.
Monika: Nëse nuk i bëjmë këto gjërat dhe me ndonjë shaka. Para disa ditësh, kam qenë me Bigun kur i kam thënë Arjolës “shtrigat e Salemit”.
Einxhel: Kur ti vazhdimisht do të propagandosh emrin tim jashtë. Në këtë pikë kam thënë nuk dua të mi thuash këto epitete.