Dalin fotot/ Njihet si më e bukura e BBV, kështu dukej dikur banorja

Kader Kicaj është banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova 2”.

Modele me profesion dhe fituese e titullit “Miss Prizreni” në vitin 2016, mbrëmjen e djeshme Kader u shfaq e vendosur për të sjellë një frymë të re në lojë, duke premtuar “trazira” që të gjithë i presin me padurim.

Me hyrjen e saj në shtëpinë e “BBVK”, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi që tregojnë se si dukej modelja në kohën kur u shpall “miss”.

Me kalimin e viteve, vihet re se ajo ka ndryshuar mjaftueshëm.

 

 


Shtuar 19.11.2023 10:36