FOTO LAJM/ E njohët? Kështu dukej para ndërhyrjeve banorja e “Big Brother VIP”

Konkurrentja e re e “Big Brother VIP Kosova”, është kthyer menjëherë në kryefjalën e mediave rozë dhe rrjeteve sociale, me hyrjen e saj në shtëpi.

Bëhet fjalë për Kader Kicaj. Fillimisht u pa si “konkurrente” e Albës për djemtë e shtëpisë. Më vonë, sqaroi se s’kishte hyrë për të “rrëmbyer” asnjë djalë e teksa temat e nxehta mes konkurrentëve vazhdojnë në shtëpi, edhe jashtë saj po flitet për Kaderin.

Në rrjet po qarkullojnë foto të vjetra të saj, kur ishte ende në moshë të vogël.

Ajo duket shumë ndryshe nga sot dhe sigurisht, përveç ndërhyrjeve të vogla për përmirësimin e pamjes së saj, në këtë ndryshim ka ndikuar gjithashtu edhe mosha.


Shtuar 7.12.2023 13:58