Dafina dhe Dj Geek i bëjnë fansave dhuratën më të bukur për Shën Valentin (VIDEO)

Ndër çiftet më të komentuar të show biz-it, të suksesshëm dhe shumë të dashur për fansat Dafina dhe Dj Geek kanë iu kanë bërë një dhuratë fantastike fansave për Shën Valentin.

Mos e lëndo, titullohet kënga më e re e Dafina Zeqirit me Dj Geek si imazh kryesor. Çifti shfaqet shumë i afërt, ndërsa Dafina joshëse si gjithmonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Ajo është e veshur me një body në material latex, flakë të kuq. Flokët i ka stiluar mbi fytyrë dhe i ka kapur bisht.

Disa herë gjatë klipit Dafina ka të veshur dhe një pellush në ngjyrë blu.

“Gëzuar Shën Valentinin,” – ka shkruar këngëtarja në Instagramin e saj, ndërsa ka publikuar dhe një pjesë nga kënga.


Shtuar 14.02.2022 16:26