“Çmimin e madh do e ndaja me Ilirin”, Sabiani flet pas largimit nga “BB VIP”

Sabiani ka folur për herë të parë pasi u eliminua nga “Big Brother Vip”. I ftuar në “Fan Club BB VIP”, Sabiani tregoi se ka një mbështetje shumë të madhe. Ai tha se në 21 vite karrierë, kurrë nuk ka patur kaq shumë mbështetje.

“Nuk kam parë as videot më thënë të drejtat. Kam parë pak në “Instagram”. Jam pak konfuz, se më priten shumë mirë këtu jashtë, ku brenda më është servirur ndryshe. Problemi është se kam mbështetje të madhe jo vetëm në rrjetet sociale. Nuk kam marrë një vendim ende për të folur. Është një eksperiencë e re. Momentalisht publiku më mbështet shumë. Kam 21 vite karrierë të suksesshme dhe nuk kam pasur kurrë kaq mbështetje”, tregoi Sabiani.

Ai foli edhe për miqësinë me Ilirin dhe tha se do e mbështesë deri në momentin që do të dalë nga shtëpia. Ndër të tjera, ai tregoi se ata të dy kishin vendosur që nëse njëri do të dilte, tjetri do të vazhdonte rrugëtimin.

“Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain.

Ne kishim vendosur që nëse do të ndodhte një nominim, do të rrinim aty. I thashë nëse del, unë do të dal pas teje. Më tha jo. Nëse njëri del, do vijojmë rrugëtimin edhe për tjetrin”, tregoi këngëtari.

Në lidhje me çmimin e madh, ai u shpreh se nuk e kishte synuar ndonjëherë dhe nëse do e fitonte, pjesa më e madhe d të shkonte për bamirësi.

Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro”, u shpreh Sabiani.


Shtuar 12.12.2021 13:19