Çmimi “i frikshëm”, Luizi në BBV, por jashtë i kanë prenotuar koncertin e parë (VIDEO)

Luiz Ejlli është një nga protagonistët kryesor të këtij Big Brother Vip, teksa ka thyer dhe rekorde shikueshmërie gjatë këtij spektakli në rrjetet sociale.

Këngëtari, po pëlqehet mjaft shumë edhe për shkak të zërit, pasi ai kishte kohë larg skenës. Tani që muzika e tij po pëlqehet kaq shumë, pas daljes nga shtëpia më e famshme pritet që ftesat për koncerte të jenë të shumta.

Por duket se koncerti i pari i tij është prenotuar, edhe pse ai është ende brenda Big Brother Vip. Të paktën këtë gjë ka lënë të nënkuptohet menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, teksa ka folur në emisionin “Natën me Aulonën”.

Ai tha se koncerti i parë i Luizit është prenotuar dhe se çmimi i është rritur si në formë ankandi ku nisi fillimisht me 5 mijë euro dhe tani i ka shkuar 10 mijë euro.

BISEDA

Kejvin Kalo: Si ekspert i jetës së natës, sa mendon se do ta ketë çmimin Luizi kur të dalë jashtë nga Big Brother dhe do japë ato koncertet e veta?

Xhani Demika: Luizi do të kërkohet shumë nëpër ambiente, nëpër clube dhe lufta do të jetë se kush do ta marrë i pari.

Andi Vrapi: Unë e di se kush do ta marri.

Xhani Demika: Andi bën sikur e di, por nuk e di, e presim me bast. E di pse do ta marr unë i pari, sepse shoqërinë e vetë të ngushtë dhe familjarët unë kam shumë marrëdhënie të afërta. Jo se njihem me atë personalisht.

Andi Vrapi: Unë e di se kush e ka prenotuar i pari dhe e di edhe shifrën se kush e ka prenotuar.

Xhani Demika: Shifrën e di edhe unë se sa është, por kam hall ta them se do ta dëmtojmë. Tatim do paguajë ai, por duke qenë se shifra e parë është për shkak të emrit dhe për shkak të marketingut, por që një diskutim që është bërë dhe që është diskutuar, kanë variuar ndryshe. Kanë filluar nga 5, në 7 ka arritur në 10, sepse është bërë si këto që i hedhin në ankand.

Andi Vrapi: Ti me çfarë çmimi e ke kapur ankandin?

Xhani Demika: Me 10.


Shtuar 13.04.2023 13:50