Cillian Murphy në garë për rolin e James Bond-it të ri

Cillian Murphy është në garë për rolin e James Bond-it të ardhshëm. Mund të jenë dëgjuar shumë emra se cili aktor do të zëvendësojë Daniel Craig, por “shefat e Bond duan Oppenheimer”, siç raportojnë agjencitë ndërkombëtare, “ata duan Murphy ”.

Sipas Sun, “Cilian Murphy është ajka e Hollivudit për momentin dhe ky do të ishte roli perfekt për të. Kjo është një mënyrë për të ngritur ekskluzivitetin e Bond, me një aktor në krye të lojës së tij”.

DailyMail raporton, nga ana tjetër, se producentja përgjegjëse për filmin, Barbara Broccoli, po e vëzhgon prej vitesh Cillian.  Megjithatë, ka ende shumë kohë që ajo të vendosë, pasi puna për filmin e 26-të të Bond thuhet se do të fillojë në fund të vitit të ardhshëm.

 


Shtuar 7.03.2024 14:33