Çift vetëm për show? Serena dhe Arjoni: Do bëjmë dasmë VIP (FOTO LAJM)

Modelja Serena Sula dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Arjon Luli janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale. Pavarësisht se u tha që lidhja e tyre ishte sa për famë, në fakt çifti po bën disa muaj bashkë dhe duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Madje të ftuar në emisionin “Expuls”, ata flasin edhe për një dasmë.

“Dasmë me VIP-a. Një dasmë madhështore. Të shohim në të ardhmen”, tha Serena.

Të pyetur nëse lidhja e tyre është thjeshtë për show dhe për të rritur numrin e ndjekësve, Arjoni u përgjigj:

“Në fillim dyshonin. Ti kë të drejtë për këtë, por vetëm koha e vërteton diçka të tillë. Ka shumë çifte, sidomos këto kohët e fundit që i bëjnë gjërat vetëm për famë, do na shohin shumë gjatë bashkë”.


Shtuar 5.04.2021 11:33