Çfarë ndodhi? Truproja i Brad Pitt “godet” Angelina Jolie në gjyq

Vijon ende seanca gjyqësore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Në seancën e kaluar, një truprojë ka dhënë dëshmi të rëndësishme.

Tony Webb, i cili dikur punonte si roje sigurie për çiftin dhe tani është në shërbim të Pitt, dëshmoi se ka dëgjuar personalisht Jolie duke i nxitur fëmijët të shmangnin Pitt. Sipas dëshmisë së tij që u raportua nga Page Six, Webb tha se ai u dëgjoi bisedat mes Jolie dhe fëmijëve në një periudhë që shtrihet nga viti 2000 deri në vitin 2020.

Të lidhura

None found

Unë kam ofruar shërbime personale të sigurisë për Angelina Jolie dhe familjen e saj, dhe tani ofroj shërbime për Brad Pitt,” deklaroi Webb.

Truproja shprehu se roli i tij përfshinte jo vetëm sigurinë e Jolie dhe fëmijëve jashtë SHBA-së, por gjithashtu edhe përgjegjësinë për menaxhimin e kontratave të konfidencialitetit për ata që punonin rreth të. Webb vuri në dukje se ai ishte i ngarkuar të siguronte mbajtjen e privatësisë së Jolie, veçanërisht edhe për stafin e hoteleve ku familja qëndronte.

Gjatë periudhës pas ndarjes dhe në vazhdimin e punës së tij për Jolie, Webb dëshmoi se e ka dëgjuar atë duke ju drejtuar fëmijëve me këshilla lidhur me marrëdhënien me babanë e tyre. Ai shtoi se ka të tjerë anëtarë të stafit që mund të verifikojnë këtë dëshmi.


Shtuar 10.05.2024 16:07