Çfarë ndodhi? Pas ndarjes Ajsel dhe Eros Grezda shfaqen sërish bashkë (FOTO)

Në shtëpinë e ish-futbollistit Eros Grezda dje kishte festë. Më i vogli i familjes, Kian bën 1 vjeç. Grezda ka postuar një album fotosh nga festa e ditëlindjes së të birit por nuk kanë munguar as ato të ish-partneres së tij Ajsel Abazi.

Në fotot e postuara në rrjete sociale të dy duket se janë bërë bashkë për të festuar pranë Kian në një festë familjare të organizuar, ku në sy ra edhe dekori me detaje për 1 vjetorin.

Pak kohë më parë, kujtojmë se ish-futbollisti zyrtarizoi ndarjen nga partnerja, Ajsel Abazi dhe kjo ditëlindje për Kian duket se do të jetë ndryshe këtë vit.


Shtuar 27.05.2024 12:20