Edhe pse prej kohësh meret edhe me programe dhe është autore dhe moderatore e emisionit të saj, Ola Bruko do të kujtohet gjithmonë si spikere pasi ajo ka prezantuar për shumë vite edicionin informativ.
Por përtej televizionit, Ola është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale e madje profilin e saj në Instagram e ndjekin më shumë se 100 mijë persona.
Ola Bruko ka folur rrallë në televizion e intervista për jetën e saj, por në Instagram ajo “e ka lëshuar” dorën dhe mund të shohim mjaft momente nga përditshmëria e saj, shkruan Albeu.com.
Në 4.192 postimet e saj ndër vite, Ola ndan foto me dy fëmijët e saj, me nënës e saj, me vëllain, me miqë të ngushtë mes tyre dhe vëllezërit Stefi, por për çudi asgjë nga bashkëshorti i saj.
Kush është ndjekës i vjetër i spikeres e di fare mire se Andi Papaproko, babi i dy fëmijëve të saj shfaqej shpesh në postimet e Ola Brukos në rrjetet sociale, por prej rreth 3 vitesh ka bërë mungesa që nuk mund të kalohen pa u vënë re.
Gjithashtu spikerja Ola Bruko është fanse e udhëtimeve të shpeshta, të cilat kohët e fundit ka preferuar t’i kalojë me shoqërin, mikeshat e saj dhe fëmijët, pra jo me bashkëshortin.
Dhe një detaj i fundit, por më i rëndësishmi, dikur emri i spikeres në rrjetet sociale ka qenë Ola Bruko Papaproko, ndërsa sot është vetëm Ola Bruko, pa mbiemrin e bashkëshortit./albeu.com/