Ola Bruko në një lidhje dashurie me Endri Priftin?

Rreth një vit me parë, AlbEu.com foli i pari për ndarjen e Ola Brukos me bashkëshortin. Mungesa e tij në jetën e përditshme të spikeres ishte një detaj i cili nuk mund të kalohej pa u vënë rë, të paktën për ndjekësit besnik të saj.

Ndërkohë së fundmi përflitet se gazetarja, Ola Bruko është në një romancë me këngëtarin shumë të dashur, Endri Prifti, sipas “Pamfleti”.

Marrëdhënia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë një emisioni, kur vëllezërit Prifti ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkë-prezantues me gazetaren.