Modelja Kejvina Kthella është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbiz-it, e cila tërheq shpesh vëmendjen me pozat e saj në rrjete sociale.
Së fundmi, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një foto me reperin e njohur ndërkombëtar.
Ajo u shfaq në një klub nate së bashku me French Montana, por siç duket kjo ka qenë një shkrepje e rastësishme.
“Nuk ka rëndësi sa keq kam dalë”, ka shkruar modelja krahas fotos.
Në llogarinë e Kejvinës në Instagram shohim shpesh poza provokuese, ku tregon linjat seksi e format bombastike që shumica ia kanë zili.
Shumë herë modelen e kanë akuzuar për photoshop, duke pretenduar se ajo nuk është fiks ashtu siç shfaqet në foto.
Këto komente Kejvina i ka marrë gjithmonë me sportivitet dhe më herët i ka vendosur pikat mbi “i” të gjitha këtyre fjalëve. Me një video të publikuar në InstaStory, modelja i ka bërë të gjithë të flasin me vete teksa ka treguar trupin në një video ku s’mund të bënte photoshop.