Celine Dion prek me postimin e saj nga Parisi: Ka ende shumë gëzim në botë për t’u jetuar

Këngëtarja e famshme Celine Dion, është shfaqur mëse e lumtur që është rikthyer në Paris pas shumë kohësh, për shkak të Lojërave Olimpike.

Ylli i muzikës pritet të bëjë një rikthim të madh në skenë, pas gati tre vitesh mungesë.

Në një postim në “Instagram”, Dion shfaqet në Luvër dhe mbishkrimi i postimit: “Sa herë që kthehem në Paris, më kujtohet se ka ende shumë bukuri dhe gëzim në botë për të jetuar. E dua Parisin dhe jam shumë e lumtur që jam kthyer! Faleminderit miqve tanë të mrekullueshëm në Muzeun e Luvrit!
Ndër të tjera ajo është fotografuar edhe përballë skulpturës së Fitores së Samotrakës në muze. Sipas Page Six, konfirmohet lajmi se ajo do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Céline Dion (@celinedion)


Shtuar 25.07.2024 20:47