“Çdo vit e më e bukur”, urimi i ëmbël i Sabianit për të bijën, sa vjeç bën sot Keisi (FOTO LAJM)

Vajza e Sabianit, Keisi është tashmë e njohur për publikun. Ajo po ndjek rrugën e të atin dhe ka treguar se është e talentuar në muzikë edhe pse ende nuk është në kulmin e saj si këngëtare.

Sot Keisi feston ditëlindjen dhe mbush 22 vjeç. Një urim publik nuk ka munguar as nga Sabiani.

“Çdo vit qe kalon ti dukesh edhe me e bukur drita e shpirtit tim. Te uron babo edhe 100 vite te lumtura”, shkruan ai krah një foto me të bijën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sabiani (@sabiani_original)

Kujtojmë se Keisi është konfirmuar si një nga banoret e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, pas eksperiencës së të atit në edicionin e parë./albeu.com/