Capital T surprizon Adrola Dushin? Modelja ndan foto nga darka romantike (FOTO LAJM)

Prej kohësh në rrjet është përfolur se Capital T është në një lidhje me Adrola Dushin. Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Mbrëmjen e djeshme Adrola ka publikuar në rrjete sociale një foto romantike gjatë një darke buzë detit, ku shihet me një buqetë me trëndafila në duar. Modelja bukuroshe është surprizuar nga njeriu i saj i zemrës, për të cilin të gjithë janë të bindur se është Capitali.

Ndjekësit kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke përmendur emrin e reperit dhe duke e përgëzuar për surprizën romantike.


Shtuar 22.06.2021 09:27