Capital T: Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare

Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej shumë vitesh për një lidhje dashurie, por dyshja e njohur nuk e kanë konfirmuar asnjëherë këtë.

Ndonëse kanë lënë të kuptohet që mund të ketë diçka më shumë mes tyre apo nga fotografitë që kanë postuar në rrjetet sociale.

Capital T së fundmi ka qenë i ftuar në ‘Top Arena’, gjersa është pyetur për femrën më të bukur shqiptare. Ai tha se ka vajza shumë të bukura si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, por që përmendi emrin e modeles.

Ashtu siç e thonë të gjithë, Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare”, tha ai.

Ish-Missi nga ana tjetër në një intervistë dhënë së fundmi tha se është e lidhur me ‘mashkullin më të bukur shqiptar’, që la të kuptohet për Trim Ademin.

E pranojnë apo jo, çifti mbetet një nga më të bukurit në showbizin shqiptar.


Shtuar 8.07.2024 12:30