Brenda festës gjigante të ditëlindjes së Sara Hoxhës, momenti epik ku Ledri rrëzon tortën (VIDEO)

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës ka festuar dje ditëlindjen. Ajo mblodhi në një festë të madhe shumë miq dhe të afërm. Mes tyre kishte dhe shumë emra të njohur, si Ylli Limani dhe Dhurata Dora, me të cilën ka treguar gjithmonë se ka një raport të mirë.

Megjithatë, nuk ka munguar një rreng nga ana e Ledrit. Ai shihet teksa merr tortën dhe e rrëzon para këmbëve të saj. Kjo ishte thjesht një shaka pasi kishte tortë tjetër për të. Në festë nuk mungoi as Xheraldina, e ëma e Ledrit, e cila shihet teksa argëtohet me nusen e saj.