“Bravo Noizy, do bëhesh vrasës”, Cllevio i drejtohet urgjencës: Kam mpiksje gjaku, mund të vdes (FOTO LAJM)

Një ditë më parë, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” u përfshi në një sherr me Noizy-n. Ai kishte shkuar te lokali i reperit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër. Në video, shihet Noizy teksa “masakron” me grushte Cllevion.

Ky i fundit, ditën e sotme ka publikuar disa video, ku shihet me lot në sy, teksa dëgjon këngën e tij. Ai gjithashtu ka bërë me dije se reperi e ka lënë me pasoja shëndetësore. “Nëse nuk ka heqin mpiksjen e gjaut në kokë do të vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy do të bëhesh vrasës.”, ka shkruar ai.

Noizy reagoi para pak minutash duke shkruar: “Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy.