Brad Pitt nuk e fsheh më partneren!

Brad Pitt nuk e fsheh më partneren e tij Ines de Ramon. Çifti bëri paraqitjen e parë zyrtare së bashku në Festivalin e Filmit në Venecia. Dyshja u panë sërish bashkë, këtë herë gjatë një daljeje në Nju Jork. Aktori dhe partnerja e tij po ecnin kapur për dore, kur kamera i ka filmuar.

Sipas Daily Mail, Pitt dhe de Ramon po shkonin drejt restorantit ku do të darkonin.

Pitt, 60 vjeç, në pjesën e sipërme kishte veshur një këmishë të bardhë, të cilën e la pjesërisht të zbërthyer, duke treguar disa varëse – duke përfshirë një varëse diamanti “I” për Ines de Ramon. Aktori kishte veshur pantallona të Burberry’s Prince of Wales në një model të guximshëm të kuq dhe të bardhë. Veshja u kombinuar me atlete të bardha dhe syze dielli aviator.

Ndërkohë, de Ramon, 31 vjeç kishte veshur një jelek të zi dhe pantallona të zeza. Dizajnerja e bizhuterive e kishte plotësuar veshjen me çizme të zeza dhe një çantë të bardhë.


Shtuar 10.09.2024 15:14