Bora Zemani uroi “fshehtas” Donaldin për ditëlindje, por kjo foto e tij me Beatrixën prishi magjinë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme vëllezërit Veshaj festuan ditëlindjen e 27. Por të gjithë ishin me sy nga Bora Zemani duke pritur urimin e saj për Donaldin pas fotos së tyre të ribashkimit që publikoi Semi.

Në fakt urimi erdhi nga Bora edhe pse preferoi ta mbajë në kuadrin e misterit. Në një InstaStory ku Bora shfaqet në ngjyrat bardh e zi, në cepin e saj shkruan: “Urime, urime…”.

Por pas kësaj një foto e Donaldit dhe Beatrix u shfaq në rrjet dhe po qarkullon me shpejtësi. Duke parë veshjen e ish-çiftit duket se janë në ditë të ftohte dhe me shumë mundësi foto është shkrepur pas daljes nga “Big Brother”. Epo të paktën një dyshim mori fund tashmë, Beatrix dhe Donaldi janë takuar pas daljen nga “Big Brother VIP”./albeu.com/