Bora Zemani nuk kurseu foto me dashurinë e parë, i bën dedikimin e ëmbël (FOTO LAJM)

Thuhet se dashuria e parë për çdo vajzë të vogël është babai. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe për moderatoren bukuroshe Bora Zemani. Prezantuesja e “Për’puthen” ka folur gjithmonë për lidhjen e fortë me të atin, e madje ajo ka dhe një tatuazh në sup me disa yje të kuq. Yjet nënkuptojnë gradën e fundit që babai i saj ka mbajtur si oficer i Forcave të Armatosura.

Sot, dashuria e parë e Borës feston ditëlindjen dhe 29 vjeçarja i ka dedikuar një urim emocionues në Instagram, e jo vetëm kaq.

Ajo ka publikuar një foto të rrallë me të që nuk e kishim parë kurrë më parë, kur moderatorja ishte fëmijë.

“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë shumë! Ky babi im është shumë i bukur, përfundimisht,” shkruan Bora për babain Asllan Zemani.

Kujtojmë se prezantuesja ka në dorë për momentin programin më të shikuar në Shqipëri, “Për’puthen” në Top Channel, që vazhdon të thyejë rekorde me audiencën e madhe.


Shtuar 21.04.2021 10:40