Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar edicioni i dyti i “Përputhen” i drejtuar nga Bora Zemani. Moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes vitet e fundit ku ishte njëkohësisht edhe moderatore e programit të dashurisë.
Teksa ndodhej në studion e programit së bashku me autoren Olsa Muhametin dhe opinionistn Arjan Konomin, Bora u shpreh se është shumë e emocionuar duke zbuluar se arsyeja është përfundimi i sezonit të “Për’puthen.”
Në shtator Bora pritet të drejtojë programin “Dancing With the Stars”, ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.
Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet sërish, por me një studio të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re.