Bora Zemani heq dorë nga “Përputhen”? Flet vetë moderatorja (VIDEO)

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri të “Për’puthen” ndjekësit e programit kanë ende pikëpyetje. Dhe njëra prej tyre ka qenë nëse emisionin do e prezantojë sërish Bora Zemani. E më në fund Bora është përgjigjur dhe ka shuar kuriozitetin e të gjithëve. Përmes një video në Instastory, ajo shprehet se autorja e emisionit, Olsa, ka marrë shumë pyetje në Instagram nëse do jetë Bora. “Normal që do jem”- thotë moderatorja duke shuar çdo dyshim.

“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, shprehet Bora, teksa ju ka bërë thirrje vajzave që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit, sepse audicionet për djemtë janë mbyllur.


Shtuar 27.08.2021 10:39