Në media dhe në rrjete sociale, pak kohë më parë qarkulloi thashethemi se Bora Zemani do të ishte e ftuar e parë e emisionit të Romeos dhe Donaldit “Më lër të flas”.
Kjo, pavarësisht se nëpërmjet një postimi në Instagram ajo e mohoi këtë gjë në mënyrë kategorike.
Në emisionin “Goca dhe Gra” Romeo Veshajt iu kërkua t’i bënte Borës një ftesë live në emision, si edhe të përgjigjej për këtë çështje.
“S’më takon mua kjo punë. Mos më bëj të flas”, është përgjigjur Romeo duke buzëqeshur.
Nëse nuk i takon atij, atëherë kujt i takon?