Bleona nuk thotë ndonjë gjë! Debati, Robert Aliaj: Nuk më intereson (VIDEO)

Çfarë po ndodh mes Robert Aliaj dhe Bleona Qerretit në programin ku janë opinionist? Artisti Robert Aliaj përgjigjet se nuk do t’ja dijë fare. Këtë ai e pohoi në programin Abc e Pasdites me moderatorin Ermal Peçin.

“Mua s’më intereson fare. Fare, s’kam interes. Unë kam një mision aty, të jem sa më i sinqertë, sa më i vërtetë. Këtë gjë e garanton fakti që kam djalin tim aty. Skam si gënjej unë.” – shprehu Aliaj.

Ndërkohë Aliaj gjithashtu i mëshoi faktit se nuk dëshiron të jetë sipërfaqësor në gjykimet e tij. Ndonjëherë, sipas tij, komentet mund të prekin persona të cilët janë të përfshirë në atë që ai shpreh dhe për pasojë nuk e pranojnë opinionin e tij.

“Bleona Qereti nuk thotë ndonjë gjë, që ta mbash mend. Unë nuk grindem fare. Mua duhet të më lejnë të flas. Aty thuhet se dashuria dhe familja janë shumë të rëndësishme. Këto janë gjëra banale, ne duhet të futemi brenda fenomenit që është psikologjik mbi të gjitha. Nëse mund tu shpjegojmë njerëzve se si do të ndodhin gjërat, si do e njohësh një person dhe sa i vëmendshëm duhet të jesh, atëherë duhet të flasim. Dhe kur unë flas, preken njerëzit, pasi si duket përfshihen në këto modele me të cilat nuk jam dakord.”

Përtej diskutimeve në studio, Roberti shprehu se liria e fjalës nuk duhet t’i dëmtohet askujt, dhe se ai e mbron këtë liri me fanatizëm.