Bledi Mane “shpërthen” ndaj Kiarës: Pa Luizin do ishte jashtë si kamariere duke parë ‘Big Brother’

Ish-banorët e “Big Brother VIP” komentuan në studio zënkën e Luizit me Kiarën. Bledi u shpreh se ajo ishte një “përpjekje në ajër” e Kiarës për të qëndruar në shtëpi.

Ai shtoi se pa Luizin, Kiara do ishte “kamariere” duke parë “Big Brother-in” nga jashtë. Komenti i Bledit nuk u prit aspak mirë në studio pasi ishte ofendim i drejtpërdrejtë për Kiarën.

“Kiara erdhi këtu nën sqetullën e Luizit, po të mos ishte Luizi Kiara do ishte një kamariere duke parë “Big Brother-in nga televizori”, tha ai.

 


Shtuar 25.03.2023 23:02