Bled Mane: Po të qendroja në shtëpi do kisha nxjerrë anën time më të keqe

Bledi Mane ishte banori që u largua nga shtëpia e BBV. Pavarësisht se ishte në nominim, Bledi kërkoi të largohej vetë, duke thënë se e bënte si dhuratë për Kiarën dhe Luizin për të mos i ndarë.

Ndërkohë gjatë spektaklit Bledi tha se nëse do të ishte futur që në fillim do të kishte një konkurencë të fortë mes tij dhe Luizit, ndërsa qenrimi i tij i mëtejshëm në shtëpi do t’i nxirrte anën më të keqe.

Bledi: Nëse do kisha hyrë ne 24 dhjetor, do ishte një konkurrencë e fortë Bledi-Luiz.

Një lojë më me rregulla. Nuk do lejoja as bullizëm as fyerje. I cova të gjithë te starti. Janë të gjithë atje ku duhet. Tani duhet të ecin të tregojnë veten.Situatat këto javë kanë ndryshuar. Pashë një Luiz që kercenonte më pak. Unë doja të debatoja me ta si personazhe.

Ishte një lloj pabesie nga ana e Oltës që isha në këtë nominim me Kiarën dhe Luizin. Duke menduar që Kiara sfumon sjellljen e Luizit.

Unë nëse do të rrija do isha shumë agresiv si dikur në fakultet. Jam fëmija i vogël, trazovaç që nk ka bërë kurrë punë në shtëpi. Nuk doja të nxirrja anën time të keqe aty.


Shtuar 21.02.2023 23:20