“Ik e mos hajde më”, situata mes Luizit dhe Kiarës tensionohet, çaste dramatike (VIDEO)

“Ik e mos hajde më”, situata mes Luizit dhe Kiarës tensionohet, çaste dramatike (VIDEO)

Situata mes Luzit dhe Kiarës duket se është krisur dhe çifti po shkon drejt “divorcit”. Gjatë ditës së sotme Luizi i kërkoi Kiarës të thyente rregullat e lojës.

Kjo kërkesë e çudtishme e Luizit e tensionoi shumë Kiarën, e cila gjatë gjithë ditës ka qarë dhe hera herës edhe ka shpërthyer ndaj Luizit.

Luizi: E provove që i çoj njerëzit në limite

Kiara: Ik e mos hajde më

Por debati i tyre agravoi gjatë situatës së krijuar në tualet, ku Luizi e mbante tek lavamani dhe nuk e linte të dilte.

Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

Nga ana e tij Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

Diksutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e garderobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm. Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte.


Shtuar 27.02.2023 22:05