Beyonce dhe Jay-Z japin bileta falas të koncertit për veganët

Çifti Beyonce dhe Jay-Z janë ndër këngëtarët më të dëgjuar në mbarë botën.

Ata janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video nga aktivitetet e tyre muzikore.

Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Beyonce ka bërë të ditur se ajo dhe Jay-Z do tu japin një shans për të fituar bileta falas fansave që janë veganë.

Beyonce dhe Jay-Z (Foto: Lachlan Cunningham/Getty Images/Guliver)

E gjitha kjo bëhet për të ndikuar që njerëzit të mësohen me dietë ushqimore vegane.

Ky është një projekt i përbashkët që ata po e realizojnë në bashkëpunim me kompaninë “Greenprin Project”.


Shtuar 31.01.2019 22:21