Aktori Bes Kallaku dy ditë më parë publikoi një këngë në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.
Besi këndon vetëm një pjesë në fund, ku gjatë rreshtave ai shprehet:
“Nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën, a do të mbash mëkatin, apo do bësh viktimën?”
Vetëm kaq është dashur që fansat e tij të aludojnë se kënga e publikuar nga aktori është një dedikim për ndarjen me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Kjo e fundit mesa duket i ka dërguar një mesazh ditën e sotme përmes një postimi në Instagram.
“Gjithmonë mbaj mend, ti je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, shkruan Xhensila.
View this post on Instagram