Aktorja e “Klanifornias”, Eliona Pitarka është bërë sot nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Eliona me një postim në Instastory ku ka publikuar edhe foton e parë të vogëlushes.
“Ajo është më në fund këtu”, shkruan Eliona krah fotos së princeshës së saj, rrethuar me tollumbaca, buqeta me lule dhe dhurata për ardhjen e saj në jetë.
Vetëm pak orë më parë aktorja kishte bërë një postim ku filmonte barkun dhe shkruante se do e marrë malli për shkelmimet e bebes së saj, por mezi po priste ta merrte në krahë.
Eliona nuk e ka zbuluar ende emrin e vogëlushes.