Bebe Rexha si një shqiptare e vërtetë, mbulon me para vëllain në ditën e fejesës (VIDEO)

Të shpeshta janë rastet dhe video që qarkullojnë në internet të Bebe Rexhës e cila trashëgon kulturën shqiptare. Herë pas here këngëtaren me famë ndërkombëtare e kemi parë edhe duke këdnuar e kërcyer valle.

Këtë fundjavë në familjen e saj ka pasur një gëzim.

Vëllai i artistes, Florentini i ka dhënë fund beqarisë, duke u fejuar me partneren e tij, ndërsa me këtë rast familja e saj ka realizuar një ceremoi tradicionale shqiptare në SHBA.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, duket qartë Bebe e cila në një moment siç e do tradita shqiptare ajo u ka hedhur para çiftit teksa po kërcenin.

Këngëtarja shkëlqeu e gjitha teksa kishte veshur një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë, të zbukuruar me diamante në pjesën e sipërme të tij.


Shtuar 9.10.2023 12:35