Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një lajm të hidhur me fansat, ku me anë ë një postimi të shpërndarë në “InstaStory”, artistja zbulon se i ka ndërruaj jetë halla.
Bebe Rexha, e njohur për lidhjen e ngushtë dhe të veçantë që ka pasur me anëtarët e familjes së saj, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh prekës për të ndjerën.
“Pusho në paqe halla. E kemi quajtur Hallushe”, ka shkruajtur ajo.
Ajo thekson rolin e rëndësishëm që halla ka luajtur në jetën e saj:
“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa e dashur ka qenë. Faleminderit për çdo moment që kemi ndarë bashkë. Faleminderit shumë që më ke treguar se si është të duash. Të dua shumë, pusho në paqe”.