Bebe Rexha e ka treguar herë pas here që nuk e harron origjinën e saj, tregon dashurinë për Shqipërinë, e traditat tona. Sigurisht, “pika e dobët” mbetet muzika e vallet shqiptare.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një dasmë shqiptare, në Arizona, Amerikë, e sigurisht e “ka djegur”.
Të lidhura
None found
Vetë ajo ka publikuar në Instastory video nga dasma, ku shihet këngëtari shqiptar Rati.
Po ashtu ajo ka publikuar video me të atin, krahas të cilës shkruan “Goca e babit”.
Sigurisht, “qershia mbi tortë”, është videoja ku ajo kërcen valle popullore, që jo vetëm i shijon shumë, por edhe di t’i kërcejë shumë mirë.
