Beati tregon se kush shkon në finalen e BB

Pirro Beati ka qënë banori që u largua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother. Sot në Fun Club ai ka folur më shumë përr rrugëtimin e tij në shtëpi.

I pyetur se kush janë dy finalistët e edicionit të dytë të Big Brother Vip, ai tha se në finale do të jetë Luizi, por surpriza ishte se ai shikonte si bashkëfinalist të këngëtarit shkodran, Ermionën.

Ai është shprehur se Luizin e sheh si lojtar të fortë ndërsa Jonën një lojtare të sinqertë.

Beati u eliminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother dhe nuk kishte biletë kthimi.

Ai tha se e gjithë situata në shtëpi ishte kthyer në monotoni dhe ishte bërë e mërzitshme. Çdo debat sipas tij, ishte përsëritës, ndaj nuk është përfshirë.


Shtuar 26.02.2023 21:51