Bearti në lidhje të re dashurie? Reagon bukuroshja me të cilën u fotografua (FOTO LAJM)

Lidhja me Tean e solli Beartin në qendër të mediave rozë dhe nuk kanë munguar lajme të shpeshta për ish-konkurrentin. Beari ka arritur ta mbajë vëmendjen duke qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi një postim i tij në Instagram është bërë viral duke e konsideruar vajzën në fjalë si dashurinë e re të Beartit.

Bearti dhe vjaza në fjalë që quhet Juliana u shfaqën bashkë në plazh, por asgjë nuk është ashu si u mendua gjerësisht dhe për këtë ka reaguar vetë bukuroshja.

“Një reagim i vogël për lajmin që u bë viral: Unë i trajtoj miqtë në mënyrë të barabartë pavarsisht se nga vinë dhe sa të famshëm janë. Unë i le të më përmendin në Instagram dhe ja ku jemi. Nuk jam në lidhje me Beartin. Ai është shoku im dhe kur të kem një të dashur do ta publikoj me shumë nder”, sqaron Juliana./albeu.com/

Shtuar 14.06.2021 10:39