EMRI/  E dhunuan, rrahën dhe e hodhën në rezervuar, zbardhen emrat e autorëve në kërkim

  Janë zbardhur detajet e reja nga ngjarja e rëndë në Korçë ku u gjet i vdekur një djalë i ri rreth 26 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se i riu është vrarë dhe është hedhur në liqenin e Korçës.

Policia e Shtetit ka identifikuar dy autorët e vrasjes së Fridman Xhaferrajt në fshatin Vithkuq në Korçë.

Ata janë Lulzim Spahija dhe një person i dytë me inicialet K.B., 26 vjeç.

Të dy janë nga Lushnja, nga fshati Plug ku jetonte dhe viktima dhe dyshohet se janë personat që kanë rrahur, lidhur dhe më pas hedhur në rezervuar, 25-vjeçarin Fridman Xhaferraj. /albeu.com/

 

 


Shtuar 14.06.2021 10:38